E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Charteri u nis nga Tirana për takim kriminal në Aruba
Lajme

Berisha: Charteri u nis nga Tirana për takim kriminal në Aruba

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për mediat lidhur me dosjen “Aruba”, duke akuzuar qeverinë për kontakte me kriminelë të nivelit të lartë.

Gjatë një konference, Berisha tha se nga Tirana është nisur një charter me destinacion Aruba, ku sipas tij kanë udhëtuar zyrtarë të lartë të shtetit për t’u takuar me bosë të karteleve të drogës. Ai theksoi se ky takim e ka bërë krimin në një nga sektorët kryesorë të vendit.

“E tillë është Aruba. Të niset charteri nga Tirana për të bërë takimin, me siguri kanë qenë edhe këta vëllezërit Hysa, apo një tjetër që më duket se është në burg, një Rexhepi. Ky takim me qeverinë është i rrallë. Të nisësh avionin për 11 mijë kilometra për të takuar një grup bosësh të karteleve të transportit të drogës, ti i shndërron ata në sektor kryesor të jetës së vendit”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij vijnë ndërsa hetimet për dosjen “Aruba” janë duke vazhduar, dhe opozita kërkon sqarime publike mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.