Berisha deklarate të fortë: Do përmbysim me forcë Edi Ramën, po s’ia dolëm me protesta
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetaren Mirela Milori në lidhje me situatën e pikave të basteve, ligjin antishpifje të propozuar nga Edi Rama por edhe për situatën e krimit në vend.
Ai ka thënë se numri i vrasjeve së fundmi, është më i ulët, sepse 30-40% të vrasjeve janë shpallur vetëvrasje nga policia.
Megjithatë, e fortë ishte deklarata e Berishës, sa i takon mënyrës së largimit të Edi Ramës nga pushtetin në rast se ajo nuk bëhet me protesta nga qytetarët.
Berisha deklaroi:
Plani B është përmbysja me forcë e Ramës sa më shpejt, nëse nuk përmbyset me protesta. Me forcë. Rrugë tjetër nuk ka. Sot jemi një republikë kanabisi, droge dhe bixhozi.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



