E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha denoncon:  Ergysi i drogës në krye të IKMT!
Lajme

Berisha denoncon: Ergysi i drogës në krye të IKMT!

Shkallaret e turpit në narkoshtetin e Rilindjes ngjiten vetëm me një kriter, drogën. Pasardhësi i dosjeve të errëta të korrupsionit, kontrabandës dhe hetimeve të SPAK-ut, Ergys Hoxha  i njohur publikisht si “Gysi i drogës” është emëruar fshehurazi në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Një emërim në hije

Berisha ka  botuar  denoncimin  e qytetarit dixhital, ku thuhet se  Rama e ka kryer këtë lëvizje në heshtje, pa bujë mediatike, duke e komanduar drejtpërdrejt Hoxhën në krye të IKMT. Ky i fundit njihet për presione të dhunshme mbi qytetarët, sekuestrime hapësirash publike dhe “reprezalje” mbi bizneset, duke lënë mijëra familje e pronarë lokalesh në mëshirë të fatit.

Nga doganat tek IKMT,  i njëjti skenar

Emërimi vjen pak kohë pasi Hoxha u shkarkua nga posti i nëndrejtorit të Doganave, ku ishte etiketuar si i përfshirë në afera droge e kontrabande. Burime pranë institucioneve të drejtësisë nuk përjashtojnë që largimi i tij nga doganat të ketë qenë pasojë e hetimeve të SPAK apo sinjaleve të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë.

Në fakt, Prokuroria e Durrësit kishte hapur një dosje ku Hoxha figuron i hetuar për një skemë korrupsioni me zhdoganimin e makinave, bashkë me kunatin e tij doganier Endrit Pëllumbi dhe Drejtorin e Hetimit Doganor, Artur Sejatin – ky i fundit i arrestuar në Greqi për kontrabandë.

“Meritë biografike”: dosjet me drogë

Nga kreu i antidrogës ku droga qarkullonte lirshëm, në nëndrejtor i Doganave ku kontrabanda lulëzonte, e sot në krye të IKMT ku prishen e ndahen pasuri publike me urdhër politik – Ergys Hoxha është shembulli i përkryer i “meritës biografike” të narkoshtetit.

Ky është mesazhi i qartë i Ramës për shqiptarët: në Shqipërinë e tij, droga dhe korrupsioni nuk dënohen, por shpërblehen me poste të reja dhe më të fuqishme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.