Berisha dhe Malltezi do të merren në pyetje brenda javës nga SPAK
SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin për ta marrë nesër në pyetje si person nën hetim. Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, është njoftuar se do të pyetet ditën e enjte nga Prokuroria e Posaçme.
Ndaj Malltezit Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë. Malltezi akuzohet për “korrupsion aktiv”.
Ndërkohë edhe për Berishën, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Sipas vendimit, Berisha nuk duhet të largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.
Avokatët e Berishës kanë bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për vendimin e dhënë nga Gjoka. Ata sot kërkuan që Berisha të marrë pjesë në seancat plenare, pasi është ligjvënës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



