Berisha do presë Presidentin serb me protesta/ A do të marrë pjesë Basha? Përgjigjet kreu i PD: Rama dhe Vuçiç emetojnë vlerat e Putinit
Sipas tij, Rama dhe Vuçiç emetojnë vlerat e presidentit rus Vladimir Putin. Ndërsa për nismën Ballkani i Hapur, Basha u shpreh se është projekt destabilizues.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Zoti Berisha ka thënë që më datën 20 do bëjë një protestë kundër ardhjes së Vucic në kuadër të Open Balkan. Ju çfarë do bëni, a do i bashkoheni kësaj proteste?
Basha: E para ju jeni përfaqësues i medias dhe vetë media juaj i ka pasqyruar qëndrimet e mia ndaj Open Balkan, edhe për integritetin e kufijve të Kosovës por edhe ndaj asociacionit të komunave serbe që janë tre çështje themelore. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion nga qëndrimet e mia. Unë vërtet nuk i bie daulleve sic i bien disa, por qëndrimin e parë kundër ndarjes së Kosovës e kam mbajtur unë, si kundër e kam mbajtur në takime zyrtare. Për herë të fundit e kam ngritur këtë cështje me Escobar. Open Balkan është një sajesë e Edi Ramës dhe Vucic që unë i konsideroj gangsterë politike, njerëz që i kanë ikur Samitit të Berlinit për të shpikur diçka që në serbi quhet Bota Serbe. Është një projekt destabilzues për Ballkanin. E vetmja gjë që ndryshon këtë është nëse Serbia njeh Kosovën.
Pyetje: A do ta presësh Vuçiç me protesta në Tiranë?
Basha: Vucic ka qenë në tiranë dhjetëra herë. Pse e bën tani thirrjen për këtë Sali Berisha? Vucic ka qenë me dhjetëra herë në Tiranë dhe ai do vijë prapë se prapë në Tiranë. Vucic dhe Rama emetojnë vlerat e Putinit. Vuicic përfiton nga kjo sepse i jep armatim dhe financim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



