E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Dy ambasadorë palë me Edi Ramën, gati t’ia faktojmë DASH-it…
Lajme

Berisha: Dy ambasadorë palë me Edi Ramën, gati t’ia faktojmë DASH-it…

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si palë me qeverinë e Edi Ramës.  Duke iu përgjigjur deklaratës së bërë nga Ambasadori Lu, që kërkoi nga politikanët shqiptarë të mos fajësojnë SHBA dhe BE për problemet që kanë mes tyre, Berisha tha se kjo ishte një deklaratë interesante, është e vërtetë, është ballkanike, por kjo nuk qëndron në rastin e reformës në drejtësi.

“Janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur Guvernatorë,  që u investuan tërësisht në draftin e parë të reformës në drejtësi, i cili u përmbys nga Komisioni i Venecias.

Ata janë palët me Edi Ramën, sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. E kemi ftuar Departamentin e Shtetit, le të vijnë të ulen në tryezë dhe ne do t’ia faktojmë këto që themi.

Nëse bën një Memo pa t’a kërkuar njeri duke injoruar opozitën dhe e paraqet,  atëherë je bërë palë mbi palë me qeverinë, por kjo është zgjedhja e tyre”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.