E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha e fton deputetin Sulaj mes  betejës në sheshin e burrave: Zgjodhi të ikë por ka kohë të mendohet
Lajme

Berisha e fton deputetin Sulaj mes betejës në sheshin e burrave: Zgjodhi të ikë por ka kohë të mendohet

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Elbasani ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga koalicioni. Lideri i opozitës u shpreh se Sula bëri zgjedhjen e tij dhe në mes të betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikë dhe shkoi në punën e vet.

Berisha tha se bëri gabim dhe ka kohë të mendojë për këtë.

“Ai bëri zgjedhjen e tij mes betejës në sheshin e burrave, zgjodhi të ikë dhe shkoi në punë të vet, bëri gabim ka kohë ta mendojë atë gabim”, tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit, të mos votojnë “patericat” e Edi Ramës, duke thumbuar Dash Sulën.

Kujtojmë se Dashnor Sula u la jashtë listës së PD edhe pse doli i pari në primare, teksa tani po garon në listat e mbyllura të partisë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapaj.

“Më 11 maj ne shkojmë me besimplotë, me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. I gjithë fluksi është bashkuar, përvecse…u them shqiptarëve asnjë votë për patericat e Edi Ramës. Sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme. Nëse ju jeni opozitarë bashkohuni me ne në aleancë, por ata nuk i lejuan problemet e tyre, prandaj edhe votat për ta janë vota për Ramën”, u shpreh kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.