E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha e quan Ramën frikacak dhe i bën sfidë: Krijo qeveri teknike dhe të shohim kush fiton!
Lajme

Berisha e quan Ramën frikacak dhe i bën sfidë: Krijo qeveri teknike dhe të shohim kush fiton!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë për shtyp nga ku foli për protestën e djeshme të opozitës, gjatë të cilës u bllokuan për tre orë rreth rrotullimet kryesore në vend.

Gjatë fjalës së tij Berisha i kërkoi kryeministrit të vendit Edi Rama që të krijojë qeveri teknike, kjo është kërkesa kryesore e mosbindjes civile.

Berisha pretendon se nëse krijohet qeveri teknike, PD do të fitojë zgjedhjet e 2025-ës.

“Shqiptarët të sfidojnë! Pse ke frikë Edi Rama? Krijo qeverinë teknike, dhe të shohim kush i fiton zgjedhjet! Të shohim kë do votojnë pensionistët që i mashtrove. Të shohim kë do votojnë biznesmenët që i lakon hajdutë. Të shohim kë do votojnë rinia që i cilësoni me epitetet më fyese dhe i përzë nga Shqipëria. Të shohim kë do votojnë mjekët që i akuzon për krime ndaj njerëzimit. Të shohin kë do votojnë familjarët, që sot i kanë shtëpitë bosh se ju përzure fëmijët e tyre nëpër botë. Ja pse ka frikë Edi Rama nga vota e lirë. Ja pse nuk e do qeverinë teknike.

Por qeveria teknike nuk është më kërkesë e opozitës. Është kusht. Ne qeverinë teknike do ta arrijmë. Thonin se është e pamundur që Partia Demokratike të bashkohej. Thonin se është e pamundur që Partia Demokratike të marrë flamurin e saj. Thonë sot, se qeveria teknike është e pamundur. Por ashtu siç fituam çdo betejë deri më sot, ju garantoj se do të fitojmë çdo betejë sot dhe në të ardhmen.

Ne opozita jemi të vendosur tu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, sepse sot opozita është në këmbë. Çdo opozitar e kupton, se është më mirë 7 muaj sakrifica, deri në zgjedhjet e ardhshme, se sa 4 vite të tjera me Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.