Berisha flet hapur: Betejë për jetë a vdekje mes Ramës dhe Veliajt
Ja kush po e fiton këtë luftë brenda PS-së
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ka një betejë të fortë brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Berisha u shpreh se këtë betejë po e fiton Veliaj, por shtoi se ai nuk dëshiron të ndërhyjë në luftën e tyre të brendshme.
Gjithashtu ish-kryeministri foli edhe për një kompromis brenda PD-së, ku pasi u pyet se a do të vendoste Alibeajn si drejtues politik të qarkut të Fierit, u përgjigj se çdo opsion është i hapur për diskutim.
në një komunikim për mediat tha se bashkimi i PD ka të hapur çdo mundësi.
“Si po shkojnë marrëveshjet që po zhvilloni me Alibeajn? Jeni të gatshëm ta ktheni në krye të Fierit siç ndodhi në rastin e Mziut? Kemi informacione që PS-ja po ha kokën e vet, ka përçarje, si do përfitoni ju nga kjo situatë që të dilni të fituar në zgjedhje?”, ishte pyetja e një prej gazetarëve.
“Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës që zhvillohet brenda Partisë Socialiste, është e qartë që është një betejë jetë a vdekje përveç Ramës e Veliajt. Është e qartë që këtë e ka fituar dhe po e fiton Veliaj”, është shprehur Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



