E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për deklaratat e Ramës nga situata në Kosovë : E ka shkruar marrëveshjen në Beograd
Lajme

Berisha flet për deklaratat e Ramës nga situata në Kosovë : E ka shkruar marrëveshjen në Beograd

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e Ramës në konferencën për shtyp për situatën në veri të Kosovës.

Sa i përket marrëveshjes së dorëzuar nga Rama për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Berisha tha se është shkruar në Beograd dhe më pas është rishkruar në Tiranë.

Ish-kryeministrit e quajti këtë një ndërhyrje flagrante në punët e Brendshme të Kosovës në emër të Beogradit.

“Rama shpalosi veten si vasal i shpifur i Vuçiçit. Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovës.

Teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Një akt më të shëmtuarin në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Akt i cili nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Akt i cili Edi Rama përpiqet të zgjidhë problemin e tij të tmerrshëm me Mc Gonigal për të cilin vendin e ka në burg”, tha Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.