Berisha flet për skandalin me kontratën e inceneratorit të Tiranës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka folur për inceneratorin e Tiranës.
Ai ka lëshuar akuza ndaj Qeverisë, që sipas tij e kanë përdorur fushën e plehrave për t’u pasuruar.
“Një hetim i hollësishëm, serioz, i dokumentuar, i publikuar dje nga Partia e Lirisë, dëshmon në mënyrë përfundimtare denoncimin që kemi bërë me dhjetëra herë dy vitet e fundit, se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale dhe se në rastin konkret, fusha e plehrave në Sharrë është shndërruar në minierën e floririt për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Dje u faktua se Edi Rama, për sipërmarrjen e tij, me të cilën pret çdo ditë euro, ka mashtruar publikisht dhe nën betim.
Që Edi Rama është kreu i organizatës kriminale të djegësve që po përvetësojnë qindra milionë euro, kjo faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme me firmën e tij për kontratën e djegësave, kontratë që është negociuar dhe firmosur në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me praktikat e prokurimeve”, ka thënë Berisha./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



