E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nuk heq dorë nga primaret
Lajme

Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nuk heq dorë nga primaret

Edi Rama betejën e ka me 11 dhjetorin, me PD e rithemeluar se atë tjetrën e kishte në xhep

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje Enkelejd Alibeajt se ai nuk do të heqë dorë nga primaret, për të zgjedhur kandidatët që do të dalin për zgjedhjet vendore të 2023.

Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se tani betejen e ka me “PD e rithemeluar”.

Sali Berisha: Edi Rama betejën e ka me 11 dhjetorin, me PD e rihthemeluar se atë tjetrën si provoi koha e kishte në xhep.

“Sot jemi në prag të një tjetër zhvillimi madhor në Shqipëriprimaret. Ju betohem që rrugë tjetëer për zhvillimin e vendit përvec covotimit nuk ka, se gjithcka jashtë sistemit të votës së lirë është diktaturë, narkoshtet, cdo gjë tjetër por jo udhëtim drejt të ardhmes.

Të japim ne shembullin tonë në radhë të parë duke u dhënë ju të drejtën e vendimmarrjes. Ftoj sot, në mënyrë të vecantë zonjat, zonjushat, të rinjtë e përfaqësues nga diaspora të bashkohen në këtë garë që të zgjedhim për herë të prë përfaqësuesit e vërtetë të qytetarëve dhe jo të kryetarëve.

E di se ka pasur zemërthyer e kritika me primaret por nuk jam tërhequr e nuk tërhiqem se ato u japin ju pushtetin që meritoni, ato kufizojnë pushtetin tim, ju ftoj të kontribuoni me gjithë mundësitë tuaja.

PD e vërtetë nuk ka demokratë që duhet ta refuzojë, por kur 8 muaj më parë apo 1 vit më parë kaloja nga foltore në foltore duke folur për peng Bashën në atë kohë kishte që e besonin por dhe të tjerë skeptik, sot pas të gjithë të dhënave është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Ramës e nuk kanë asgjë të përbashkët me PD. Unë kam qenë, jam e do jem i hapur që cdo deputet i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare por nuk jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret as të zëvendësoj primaret me sondazhet.

Edi Rama betejën e ka me 11 dhjetorin, me PD e rithemeluar se atë tjetrën si provoi koha e kishte në xhep.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.