Berisha; Kushtetuta ka rënë, ndaj tashmë vendi është gati për referendum kombëtar
Gjatë një takimi me qytetarët Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë po jetojnë instalimin e një regjimi nga kreu i qeverisë. Kreu i selisë blu tha se 7 korriku ishte një stacion, ndërsa shtoi se tashmë opozita është në këmbë. Berisha deklaroi se Kushtetuta ka rënë, ndaj lind nevoja e mbajtjes së referendumit madje akuzoi qeverinë ‘Rama’ se i ka kapur të gjitha pushtetet.
Berisha denoncoi qeverinë ‘Rama’, të cilën e quajti një regjim, si dhe bëri me dije se kreu i qeverisë përdor çdo mjet për të mbajtur pushtetin. Po ashtu në lidhje me titullin non-grada u shpreh se kërkonte që t’i vihet në dispozicion një fakt nga SHBA dhe Britaninë e Madhe, dhe ai largohet nga politika.
Berisha akuzoi Gorge Soros për ndikimin që ka në Shqipëri, si dhe theksoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, ai dhe i biri do të shpallen non-grata. Kreu i PD-së teksa bëri me dije nevojën e rikthimit të votës në vend, akuzoi Edi Ramën se e ka zhdukur votën, duke e kthyer edhe PS në një parti terroriste.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



