E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha në shesh: Edi Rama jemi armiq!
Lajme

Berisha në shesh: Edi Rama jemi armiq!

kryeministri Sali Berisha u betua mbi flamurin kuqezi para protestuesve në sheh se do të garantojë votën e lirë për qytetarët.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama erdhi në pushtet duke rrëmbyer votat duke shqelmuar idealet dhe sakrificën e shqiptarëve.

“Betohem para flamurit të kombit se votën e vjedhur kurrë nuk e njohim. Mos luaj me votën se jemi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të votojnë të lirë.

Ti pushtetin e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve. Harrove se me këto akte ke shkelmuar idealet e shqiptarëve. Ke shqelmuar sakrificën e shqiptarëve që ranë kundër diktaturës komuniste. Ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore të viteve 90 që dolën në rrugë ballë për ballë.

Edi Rama ti këto kohë dhe këto vite je treguar armik i fjalës së lirë. Je treguar armik i egër i fjalës së lirë. Ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për të zhytur shqiptarë të heshtje. Ke përdorur tendera për të blerë media. I je vërsulur gazetarëve vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre.

Fjala e lirë do të jetë motoja dhe beteja jonë. Ata që guxojnë të prekin fjalën do të mjerojnë. Në këtë shesh disa oratorë, të cilësuar hajdutë, vjedhës. Nuk do doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë dhe vjedhës”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.