E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nga Berati: Rama thotë “nuk vjedh se jam i gjatë”, por plaçkit duke firmosur
Flash

Berisha nga Berati: Rama thotë “nuk vjedh se jam i gjatë”, por plaçkit duke firmosur

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një takim në Berat, ku prezaktoi kandidatin për kryebashkiak të këtij qyteti, Zija Ismailin.

Berisha tha se Rama paguan për udhëtimet me charter nga 22 milion euro, duke e krahasuar atë me sheikët dhe shtoi se vetëm një vazo druri në oborrin e Kryeministrisë ka kushtuar 4 milion euro.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen rreth koalicionit “Bashkë Fitojmë” për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Çfarë po ndodh në këtë monizmin e dytë. Ky po bën spastrimin etnik më të madh të vendit. Berati ka humbur 1/3 e qytetarëve të vetë. Kjo është 1/3 më cilësore pasi 80 % prej tyre janë të rinj. 937 mijë shqiptarë kanë ikur drejt vendeve të BE-së. S’ka përgjegjësi më të madhe sot sesa çdo qytetar duhet të ndalet në një moment dhe të thotë a do ta pranojmë ne që të zhdukemi përgjithmonë? Ne kemi përgjegjësi. Kjo kërkon të pyesim se si ka mundësi në 8 vite Berati i bekuar të jetë nëj vend i mallkuar. Çfarë ka ndodhur? Gratë dhe burrat e mençur e shtrojnë këtë pyetje. Pse po ikin, çfarë po ndodh? Sepse monizmi ka bërë de facto anulimin e të drejtave të tyre. Sot rendi dhe siguria juaj është në duart e bandave të Ramës. Ai u thotë hani kokat e njëri-tjetrit ju.

Kjo do të thotë se siguria nuk ekziston. Kjo do të thotë se ligji nuk është ligji i votuar në Parlament, por është ligji i mafias. Prandaj vritet qytetarja në banak. Këshilltarët e tij, Dorian Duçka ka arritur të ngjisë shkallët më të larta të mafias botërore. Por po ky Dorian Duçkë kalonte si hienë nga një biznesmen te tjetri dhe i kërkonte para si gjobvënës. Plaçkitës, gjobvënës, këshilltarë të kryeministrit qarkullojnë rrugëve. Kjo është vetëm një aspekt, aspekti tjetër që mundon çdo shqiptar është varfërimi ekonomik. Ne kemi qenë të varfër dhe në vitin 90 të ardhurat i kemi patur 204 dollarë në vit, jemi rreshtuar në 3 vendet më të varfra në botë. Por në vitin 2008 ne u rreshtuam me kombet me të ardhura të mesme të larta. Nuk ishim të pasur, por ngjitja është shpresë. Prosperiteti po rritej, varfëria po zvogëlohej.

Çdo vit numri i shqiptarëve në vend po rritej. Shqiptarët po i besonin Shqipërisë. Nga viti 2013 e deri më sot, nga njerëzit më të mirëpaguar, përfshi edhe bullgarët e rumunët që ishin në BE, ne u rrokullisëm, paguhemi më pak se Kosova, gati dyfish më pak. Kosova ka një qeveri të përgjegjshme dhe nuk ka qëllim më madhor sesa rritjen e rrogave dhe pensioneve. Sot çdo rrogëtar blen me rrogën e tij 30 % më pak për shkak të rritjes së inflacionit, me atë që do të blinte në vitin 2013. Para dy vitesh ju kujtohet se Rama thoshte se nuk është e vërtetë që nuk ka mjek, tani thotë nuk do i lëmë të ikim, do i paguajmë më shumë. Sot sistemi i shëndetësisë është njësoj si në vitet 60. Në Gramsh një mjeke më tregoi se kujdesej për 20 mijë banorë të 4 komunave, ky ka qenë raporti i viteve 1960.

Të gjithë profesionet e lira, me taksën që ky ka vënë prej 23 %, të gjithë kërkojnë të ikin, sepse nuk e përballojnë dot këtu. Nuk ja ndjen këtij për qytetarët. Ky ikën e udhëton si sheik, shpenzon 22 milion euro vetëm për udhëtime, vë vazo druri 4 milion euro për oborrin e kryeministrisë. Shkojnë në darka 10 mijë euro, një mijë euro biftekun ministrat e tij. Cili është qëndrimi ndaj bizneseve është armiqësor. Rritja e taksave, kontrolle politike, kërkon të legalizojë paratë e drogës dhe nuk fal detyrimet e biznesmenëve shqiptarë. Qëndrimi ndaj fermerëve është armiqësor.

Kosova subvencionon çdo hektar grurë me 400 euro për hektarë. Kosova subvencionon çdo hektarë sera me 850 euro për hektarë. Subvencionon çdo bletë, dele apo dhi me 25 euro. Kosova subvencionon çdo lopë me 90 euro. Subvencionon në tërësi 6-8 herë më shumë se Shqipëria. Shqipëria edhe ato që jep i plaçkit dhe grabit administrata. A e kemi dëgjuar ju ministren e Bujqësisë të thotë tjetër gjë veç akademisë së barinjve? Dhe thotë se keni gabuar që keni mbjellë ullinj. Edhe mbiprodhim mund të ketë, por çdo shtet ndërhyn kur ka mbiprodhim dhe paguan. Ky ka hapur kufijtë, ndryshoi ligjin në Parlament për qumështin pluhur dhe shqiptarët ushqehen nga qumësht pluhur që vjen nga Serbia. Zotimi ynë solemn është se do të subvencionojmë çdo prodhim, çdo sipërfaqe dhe çdo shitje dhe do të bëjmë gjithçka që subvencionet në bujqësi të kapin mesataren e rajonit. “Kopshti shkëmbor i Europës jug-lindore”, thoshte Konica. Dhe Shqipëria e ka këtë potencial. Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Edi Rama ka marrë borxh 5 miliard euro. Mund të rriste 6 herë rrogat e rrogtarëve në Shqipëri. Rama ka vjedhur sipas KLSH në vitin 2022m në 9 muaj, 122 miliard lekë ose 1.1 miliard euro. Por si i vodhi thoni ju, se ai thotë jam i gjatë unë edhe nuk fus dorën në xhep. Ai vjedh me firma, është hajduti më i madh mbi tokë. Vjedh sepse ndërton rrugën me 24 milion euro kilometri. Vjedh 90 % të fondeve. Autostrada Shkëmbi i Kavajës-Fier, ka kushtuar pjesa Lushnje-Fier 1,2 milion euro km. Ky ndërton rrugët anësore me 7 milion euro km”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.