Berisha nuk do të jetë i pranishëm në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Ish-kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat para nisjes së protestës u shpreh se nuk do të jetë i pranishëm në Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK ndaj tij.
“Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij. Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë. Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.
Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare.Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament”, u shpreh Berisha.Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’.
Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi
Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”, por këtë javë ai rrezikon dhe “arrestin shtëpiak”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



