E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nuk firmos marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata
Lajme

Berisha nuk firmos marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga gjykata

Policia e Tiranës i ka komunikuar një ditë më parë ish-kryeministrit Sali Berisha vendimin e GJKKO të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në banesë. Por burime bëjnë me dije se Berisha sërish nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës nga GJKKO.

Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte në banesë kur policia ka shkuar për t’i komunikuar vendimin por mësohet se ai nuk ka pranuar të firmosë.

Një ditë më parë, kreu i PD tha se do ta respektojë detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Vendimi i Apelit të GJKKO riktheu Berishën në pikën kur nisi përballja e tij me zyrat e SPAK-ut në tetorin e 2023, kur prokuroria kërkoi që kreu i PD-së të paraqitej dhe i bllokoi pasaportën, ndërsa po e hetonte për çështjen Partizani.

Berisha nuk e zbatoi për herë të parë masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata, gjë e cila bëri që kreu i PD të izolohej për rreth 11 muaj në banesën e tij.

Engert Pëllumbi rrëzoi vendimin e gjyqtares Floreja Davidhi që hoqi masën e sigurisë dhe riktheu Berishën në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ 2 herë në muaj.

Por tani që Berisha është në dijeni se moszbatimi i masës për tu paraqitur dy herë në muaj në Apelin e GJKKO e rikthen në qeli, a do ta zbatojë ish kryeministri këtë masë?

Gjatë seancës që zgjati një orë e gjysmë, avokatët e Berishës kërkuan lënien në fuqi të heqjes së masës qe kishte vendosur Shkalla e Parë. Nga ana tjetër, SPAK kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese. Në fund, gjyqtari vendosi për masën ‘detyrim paraqitje’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.