E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nxjerr ‘3 musketierët’ për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Lajme

Berisha nxjerr ‘3 musketierët’ për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, që pritet të mbahen pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Berisha deklaroi se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të zhvillojnë negociata me partitë e tjera të spektrit opozitar, si brenda, ashtu edhe jashtë koalicionit.

Grupi negociator përbëhet nga:

Flamur Noka

Belind Këlliçi

Ilir Alimehmeti

Ky i fundit është përfolur edhe si një ndër kandidatët potencialë për të garuar në Tiranë, megjithatë Berisha theksoi se emrat e kandidatëve do të diskutohen vetëm pasi të ketë një dakordësi me aleatët opozitarë.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këllici dhe Ilir Alimehmeti, do të jenë përfaqësuesit tanë. Do negociojnë me partitë e tjera”, tha Berisha.

Lideri i opozitës sqaroi se procesi ka nisur dhe se nuk do të komentojë për ndonjë emër të mundshëm, për të mos paragjykuar negociatat.

“Më shkon mua të ngarkoj këta dhe nga ana tjetër të them emra? Ata do fillojnë punën, kanë filluar që dje në disa aspekte. Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit. Pasi të biem dakord për emra, më pas vjen radha e kandidatëve. Puna është në vazhdim. Nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri sepse ky është një proces, përndryshe vija këtu dhe tregoja.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.