E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nxjerr VIDEON: Ergys Agasi lëviz me eskortën e Ramës
Lajme

Berisha nxjerr VIDEON: Ergys Agasi lëviz me eskortën e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se Ergys Agasi, udhëton së bashku me eskortën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas postimit të Berishës në Facebook, qytetari dixhital që ka dërguar videon raporton se Agasi lëviz me makinën e tij private, ndërkohë që takimet me kryeministrin shoqërohen nga policia e shtetit dhe eskorta e zyrës së kryeministrit.

Në detaje, Berisha tregon:

“Doktor, kjo video është bërë këtë vit në Tiranë. Makina e dytë është makina zyrtare e kryeministrit, ndërkohë bashkë me të lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private, një Range Rover ngjyrë vishnje me targa GG 444 AA. Makina tjetër pas tij, e fundit në eskortë, është makina e rojeve personale të Agasit, po ashtu me targa GG 444 AA dhe model Defender.”

Berisha shton se Agasi ruhej me roje personale dhe, gjatë takimeve me kryeministrin, futej në eskortën zyrtare të kryeministrit. Pamjet e publikuara tregojnë qartë makinat e Agasit dhe mënyrën se si ato lëvizin në eskortë.

Videoja dhe fotot janë shpërndarë nga Berisha për publikun dhe sipas tij tregojnë lëvizjet dhe shoqërimin e ish-inspektorit nga policia dhe rojet personale gjatë kontakteve me kryeministrin.

Postimi i Berishës:

Screenshot_6

Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron.

📩Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe foton e qytetarit dixhital.

Doktor kjo video është bere këtë vit në Tirane. Është eskorta e Edi Rames ku makina e dyte është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë bashke me te lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhë, ngjyre vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjetër pas tij e fundit ne rradhë është makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targë GG 444 AA e modelit Defender

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohe kur takonte Ramen, e shoqëronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskortën e kryeministrit

Këto te dyja janë makinat e Ergys Agasit te cilat shfaqen dhe ne fund te videos qe te nisa doktor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.