E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron: Negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura! Rama i ka kohërat e numëruara
Publik News

Berisha paralajmëron: Negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura! Rama i ka kohërat e numëruara

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se epiqendër e betejës së PD do jetë çështja e aferës së inceneratorëve.Berisha akuzoi Ramën se në kundërshtim me ligjin firmosi shkresat me dyer të mbyllura për të vjedhur.

Por theksoi se kryeministri i ka kohërat e numërura dhe se “djegësit do djegin qeverinë e tij aty ku djegin plehërat”.

Sali Berisha: “Protesta qytetare ka kërkesat e veta dhe ne i mbështesim. Qytetarët dhe demokratët të protestojnë për një kauzë të drjëtë. Jonda mund të ishte fëmija i kujtdo nga ne. Mbështes protestën, nuk është e thirrut nga PD. Por kauzat e drejta ne i mbëhstesim, jo siç ndodhin më përpara. Nëse është protesta e drejtë do e mbështesim me gjithë mundësinë që kemi. Ka ndryshuar, e kemi shpallur në Kuvend, merr fund ajo kohë.

Nëse nuk jam fizikisht jam shpirtërisht në protestë, s’ka dallim. Edhe nëse nuk jam aty përfytyroni sikur jam aty.

Opozita e ka shpall armik Edi Ramën, dihet, nuk e lëvizim ne atë. Ai vazhdon me metodat grabitqare, s’do të thotë që kemi hequr dorë nga betejat, do mobilizohemi dhe do i japim atë që meriton.

Epiqendër e betejës sonë do të jetë çështja e djegësve, ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit duke patur shkresën se nuk mund të firmoste, e ka bërë me negociata të mbyllura, me vjedhje për të vjedhur. Është përgjegjësi numër 1 nuk mund të shpëtojë, i ka kohërat e numëruara dhe në mënyrë figurative djegësit do djegin qeverinë e tij aty ku djegin plehrat.

I kemi me fakte dhe dokumente të gjitha.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.