Berisha pas kërkesës së Presidentit Zelensky drejtuar Parlamentit shqiptar: Me urgjencë të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri
Ish kryeministri Sali Berisha flet jashtë Kuvendit: Ka qenë një vendim absurd shpallja e ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri.
Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten kjo ishte një fyerje e rëndë për ju që ndoqet fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij.
Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie kjo ftesë për rusë të cilët po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë.
Ndaj kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



