E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha pas mbledhjes: Kryetar i grupit është Bardhi. Deputetët e tjerë uroj t’i bashkohen PD-së, nuk janë votuar për t’u përdorur nga “Lulzim Pengu”
Lajme

Berisha pas mbledhjes: Kryetar i grupit është Bardhi. Deputetët e tjerë uroj t’i bashkohen PD-së, nuk janë votuar për t’u përdorur nga “Lulzim Pengu”

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar theksoi se tanimë populli opozitar do të futet në një periudhë të re, në të cilën do të fitojë.

I pyetur për kreun e grupit, Berisha konfirmoi edhe njëherë s për demokratët që udhëheq ai, kreu i grupit është Gazment Bardhi. Madje ai drejtoi thirrjen drejt deputetëve që ndjekin Lulzim Bashën, që t’i bashkohen, pasi sipas tij nuk janë votuar që të përdoren nga ai që Berisha e quan “Lulzim Pengu”.

“Unë ju siguroj se diskutime intensive po zhvillohen. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe ti bashkohen sa më parë grupit të PD.”, tha kreu i demokratëve.

“Situata e jashtëzakonshme e krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.

Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën.

Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar.

Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë”, tha Berisha.

Gazment Bardhi, pas mbledhjes së deputetëve ka dalë në një deklaratë për media, ku ka zbardhur diskutimet dhe i ka bërë thirrje mazhorancës të mos i mohojë të drejtat kushtetuese opozitës.

WhatsApp Image 2023-10-17 at 15.05.16 (1)

“Dua t’ju informoj se kemi diskutuar me shumë përgjegjshmëri, situatën në të cilën mazhoranca ka vendosur opozitën dhe parlamentarizmin në vend. Dua t’ju informoj se përgjatë dy viteve, me urdhër politik të Ramës janë bllokuar 31 projektligje, të cilat nuk merren në shqyrtim as nga komisionet parlamentare, dhe prej kohësh janë përfshire në programin e punës së Kuvendit pa një datë shqyrtimi.

Brenda një jave, janë rrëzuar 3 kërkesa për komisione hetimor, duke u refuzuar 40 deputetëve të drejtën për të ushtruar kontroll parlamentar. Kemi kërkuar 3 komisione hetimore në interes të qytetarëve.

Të enjten opozitës iu mohua e drejta për të pasur anëtaret që dëshiron në komisionin reformës zgjedhore. Edhe pse gjatë dy viteve kemi pritur përushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR nëpërmjet një komisioni të posaçëm mbipartizan, për herë të parë në këto 32 vite mazhoranca i ka hequr të drejtën pjesës dërrmuese të deputetëve…

Opozitës i janë mohuar të gjitha të drejtat, duke iu mbyllur çdo rrugë. Vullneti ynë është për një parlament fuksional. Kemi bërë gjithçka që kjo të ndodhë. E treguan të enjten për një rezolutë të përbashkët për Kosovën. Por kur ti i bllokon të drejtat opozitës, ke bllokuar parlamentin. Dua të apeloj për mazhorancës t’i kthehet rrugës së kushtetutshmërisë dhe zhvillimit normal të parlamentit. Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën, duhet të marrësh mbrapsht dhe pasojat”, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.