E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha përgëzon shqiptarët e skuadrës së Zvicrës: Vuçiç dhe vasali i tij, Edi Rama janë në zi
Publik News

Berisha përgëzon shqiptarët e skuadrës së Zvicrës: Vuçiç dhe vasali i tij, Edi Rama janë në zi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një foto të dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në momentin kur ata bënë shqiponjën me trup për të festuar fitoren ndaj Serbisë.

Berisha shkruan se Xherdan Shaqiri është një nga tre golashënuesit në tre kampionate botërore, ndërsa thekson se me golin e tij i preu biletën ekipit racist të Serbisë. Ai shton se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij, kryeministri Edi Rama janë në zi.

“Nderim Xherdan Shaqirit! Së bashku me Ronaldon dhe Mesin është sot njëri nga tre golshënuesit në tre kampionate botërore. Me golin e tij i preu bileten ekipit racist të turpshëm serb. Vuçiç dhe vasali i tij Rama, në zi! Sb”, shkruan Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.