Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë
Misionarët i dërguan mesazh shumicës së heshtur. Në shesh ishte opozita bio
Kryetari demokrat, i kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, vetëm flagranca me djegësat është shkaku më madhor.
Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore.
Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar.
Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij.
Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish.
Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësisht,” tha Berisha.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se opozita i dërgoi një mesazh shumicës së heshtur.
“Misionarët e datës 7 korrik, dërguan mesazhin më vëllazëror shumicës së harruar shqiptare apo shumicës së heshtur. Shumicës që shpërfillet në çdo gjë nga kjo qeveri, që merr çdo vendim pa i pyetur se ekzistojnë, pa u interesuar për interesat e tyre më jetike.
Nuk kam parë mesazh më njerëzor, më fisnik, më paqësor se mesazhi që ai tubim misionarësh u dërgoi shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.
Atë tubim nuk e ka parë ndonjëherë Tirana në historinë dhe idealet që shpalosi.
…Në shesh apo në drejtim ishte opozita bio. Opozita komunikonte direkt me misionarët në shesh. Dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Ky ishte shkaku pse njerëzit u larguan pa thënë se çfarë do bëjmë, se e dinë se do vijnë prapë.
Këto komente kisha unë për ditën e bekuar të 7 korrikut,” tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



