E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama u kthye me një orë 400 mijë euroshe nga ARUBA
Lajme

Berisha: Rama u kthye me një orë 400 mijë euroshe nga ARUBA

Kreu i PD-së lëshon akuza të forta drejt kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me një takim të dyshuar në Aruba në janar 2019. Sipas Berishës, takimi përbën “një kërcënim të rëndë për sigurinë kombëtare” dhe është “dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupe narkoterroriste shqiptare dhe ndërkombëtare”.

Berisha pretendoi se këto grupe janë shpallur organizata terroriste nga autoritetet amerikane dhe se Rama po përpiqet të fshehë gjithçka përmes “heshtjes së tij dhe të narkoministrave”.

“Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri. Rama po përpiqet ta arkivojë në harresë, por kjo nuk do të ndodhë,” u shpreh Berisha.

Ai akuzoi më tej kryeministrin se pas këtij takimi është kthyer në Shqipëri me një orë luksoze me vlerë 400 mijë euro, “zbukuruar me diamante dhe safirë”, duke e cilësuar si simbol të pasurimit përmes lidhjeve me kartelet e drogës.

Duke e krahasuar Ramën me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, Berisha e quajti “kryetarin e parë të një narkoshteti në Europë”.

Ai theksoi se opozita është “totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë” dhe se kjo çështje nuk do të lihet në harresë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij.

Por, Aruba është dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupet terroriste të shpallura nga SHBA të narkoterroristëve shqiptare dhe ndërkombëtarë.

Edi Rama po bën gjithçka që ta arkivojë në harresë Arubën, por kjo nuk do mund të ndodhë.

Garantoj shqiptarët se opozita është totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë, pasi në këtë takim, marrëveshja midis narkoqeverisë dhe narkoterroristëve, për të shndërruar Shqipërinë në parajsën e parave të tyre të krimit.

Nga ky takim, thuhet se Edi Rama u kthye me një orë 400 mijë euroshe, me diamante dhe safire të çmimeve më të larta.

Edi Rama nuk flet për takimin e Arubës sepse ky takim njëlloj si Maduron e Venezuelës, e shpall atë një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit.

Ne, PD, e cila ka qëndruar fuqishëm siç e dini ju që në fillim e gjer sot ka denoncuar pa ndërprerje narkoshtetin shqiptar, pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit, zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin e mafies, zëvendësimin e ekonomisë së tregut me narkoekonomi, largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, ndjehet e inkurajuar nga vendimet e fundit të presidentit Trump, i cili i shpalli kartelet e drogës si organizata terroriste.

Por dua të informoj shqiptarët se presidenti i Francës gjithashtu vendosi të përdorë ushtrinë, njësitë të saj të specializuara, kundër organizatave të krimit të organizuar.

Çfarë tregojnë këto? Këto tregojnë se kartelet e drogës dhe organizatat kriminale përbëjnë rrezik madhor për sigurinë e vendeve, sigurinë e rajoneve, rrezik madhor për paqen dhe sigurinë në botë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.