E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sfidon Ramën: Gjithmonë është disa hapa pas meje! E ftoj tani publikisht të debatojmë ku të dojë ai
Flash

Berisha sfidon Ramën: Gjithmonë është disa hapa pas meje! E ftoj tani publikisht të debatojmë ku të dojë ai

Sali Berisha dhe Edi Rama duket se betejën e kanë nisur edhe përmes teknologjisë. Pas njoftimit që Rama bëri se së shpejti do të nisë podcast-et e tij, ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili thotë se diçka të tillë e ka bërë më parë, madje thekson se podcast-in e parë e ka regjistruar dhjetorin e kaluar.

Ish-kryeministri ka sfiduar kreun e qeverisë Rama, që të përballen së bashku, sic thotë Berisha “Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin”.

Kryeministri Rama njoftoi sot për nisjen e podcast-it të tij “Flasim”, ku ftoi edhe kundershtaret e tij, duke theksuar “nëse e pranojnë ftesën”.

Këtë ftesë e ka pranuar Berisha, ndërsa ngelet për t’u parë nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe nga ana e kryeministrit Rama.

“Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani  publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin”, shkruan Berisha.

Reagimi i Berishës

Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.

Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.

Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani  publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.

Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.