E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sulmon takimin e Salianjit: Agjendë personale, do japin llogari
Lajme

Berisha sulmon takimin e Salianjit: Agjendë personale, do japin llogari

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot foltoren e ish-deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar si një agjendë personale dhe duke theksuar se struktura e PD në Durrës nuk iu përgjigj.

“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Është një anëtar Kryesie, i cili ka një agjendë personale dhe uroj që ta vazhdoj sa të ketë qejf. Ai do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. Deri sa ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private”, tha Berisha.

Ai theksoi se nuk ndjehet i sfiduar dhe paralajmëroi se çdo person që ka përfituar nga turizmi gjatë fushatës zgjedhore do të japë llogari.

“S’ka mashtrim më të madh, pasi para jush dhe të gjithë shqiptarëve, militant demokrat këto katër vite ka votuar sa kurrë më parë. I sfiduar? Mos e pyet… Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit që i braktisën. Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë. Do të dalë. Ndaj duhet analiza në parti. Ata që i kanë tradhtuar militantët, ata do të japin hesap para strukturave. Llogaridhënie po sigurisht që e paralajmëroj”, shtoi Berisha, duke theksuar se disa individë kanë zgjedhur turizmin në kohë fushate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.