E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon takimin “sekret”: Dy kryeministra u takuan duke “shtrigëzuar” Albin Kurtin
Politikë

Berisha tregon takimin “sekret”: Dy kryeministra u takuan duke “shtrigëzuar” Albin Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për përfshirjen në politikat e brendshme të Kosovës

Në konferencën për mediat, Berisha e konsideroi Ramën si të rrezikshëm për rajonin.

Ai gjithashtu bëri të ditur se burime nga Kombe të Bashkuara i kanë treguar se është mbajtur një takim jopublik midis dy kryeministrave, ku është paraqitur “kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.”

“Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë. Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një background të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje.

Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës. Cfraë fshehin këto qeveri?

Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan, ndarjen e Kosovës.

Nëse veriu do shkëputej nga autoriteti i institucional legjitime i Kosovës, vetëkuptohet që kjo do ishte nëj fazë e parë për një status suigjeneris që do përfundonte në një aneksim dhe ndarje të Kosovës.”, tha Berisha për gazetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.