E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: ‘Vetëm Përpara’ e ka marrë nga Millosheviçi, ia dha Vuçiçi
Bota

Berisha: ‘Vetëm Përpara’ e ka marrë nga Millosheviçi, ia dha Vuçiçi

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është intervistuar në emisionin “Now” në Euronews Albania me gazetaren Erla Mëhilli. Gjatë intervistës, Berisha tha se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë sloganin e fushatës së tij “Vetëm Përpara” nga ish-lideri serb, Slobodan Millosheviç.

Berisha theksoi se sloganin “Samo Pravo” (të drejtën vetëm) e përdorur nga Millosheviçi në vitet ’90, e ka kopjuar Edi Rama dhe se ai e ka marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që Berisha e quajti “shef propagandash”.

Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se votat e tyre nuk kanë nevojë për të përdorur sloganet e Millosheviçit.

“Folk politik jemi dhe këtu. Edi Rama për të rrëmbyer votat tuaja nuk ka nevojë për sloganin e Millosheviçit. Nuk i duhet për asgjë. Edhe pjesa që Vuçiçi ia ka çuar Ramës që të marri sloganin nuk vlen për asnjë gjë“, u shpreh Andi Bushati.

Analisti gjithashtu tha se Vuçiçi dhe Erdogani e duan votën e Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.