E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zbulon çfarë i kërkoi Bashës kur ishte në krye të PD: Ore, duhet të provosh…!
Publik News

Berisha zbulon çfarë i kërkoi Bashës kur ishte në krye të PD: Ore, duhet të provosh…!

Kreu i PD, Sali Berisha, zbulon bisedën me ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili,, Berisha tha se i ka kërkuar Bashës që të ndjekë modelin e Shkupit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Atë që i kam thënë Bashës, do ta bëj. I kam thënë “ore shiko modeli i Shkupit”. Çfarë ndodhi në Shkup? Për tre javë u rrëzua qeveria. “Jo, s’na vijnë”, më tha. “Po, duhet ta provosh”, i thashë. Edi Rama ka bërë mbi 1 mijë protesta gjatë kohës sime. Por, tani protesta kur të fillojë, do të jetë non stop, në mbrojtje të një kauze të drejtë. Unë them se do të fitojmë, nuk ka asnjë diskutim. Nëse unë i jam shkas Edi Ramës, le ta bëjë 100 herë këtë. Shkaku është vota”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.