E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Berishës i kam lënë Zotin”, Balla flet pas dorëzimit të padive:Dua të vërteten…
Politikë

“Berishës i kam lënë Zotin”, Balla flet pas dorëzimit të padive:Dua të vërteten…

Balla sot kallëzoi Bashën, Salianjin dhe Hoxhën për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë” pas publikimit të videos së Fredi Alizotit.

“Do i shkoj deri në fund të vërtetës, s’do ndalem. Do t’i padis të gjithë, Berishën jo, i kam lënë Zotin. Me Alizotin nuk kam pasur asnjëherë komunikim”, ka deklaruaR Balla.

Balla te Krimet e Rënda, padi Bashës, Salianjit dhe Florenc Hoxhës

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, deputeti i PS-se, Taulant Balla i eshte drejtuar sot Prokurorise se Krimeve te Renda per te depozituar kallëzim penal për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, deputetit demokrat Ervin Salianji, dhe ish-kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha.

PADI BALLA

Paditë e Ballës ndaj përfaqësuesve të opozitës lidhen me akuzat e tyre për çështjet e njohura, si “Babale”, dhe udhëtimet e pretenduara me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego.

Balla ka paralajmëruar një tjetër padi edhe për deputetin Gent Strazimiri në lidhje me akuzat e tjera për Ballën gjatë deklaratës së djeshme nga selia blu.

“Pas depozitimit të kallëzimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallëzuarve të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri. Të cilin ju informoj publikisht se do ta bashkoj me shokët e vet në radhën e shpifësve të kallëzuar prej meje. Plani i kontributeve nga xhepat e shpifësve për Fondin e Edukimit ecën për bukuri. Mirëpresim shpifësin e radhës!”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.