Beteja për Tiranë, Braçe: Bashkia s’po qeveriset, është pa drejtim
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputeti socialist Erion Braçe foli për ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, si edhe për zhvillimet politike në vend.
Braçe u ndal edhe te problematikat kryesore me të cilat përballet kryeqyteti, duke shpjeguar arsyet që e shtynë të shpallë publikisht synimin për të drejtuar Tiranën. Sipas tij, bëhet fjalë për një proces që duhet të përfshijë dhe të mobilizojë të gjithë energjinë e socialistëve të qytetit.
“Për çfarë më shërben të testoj nervat e kryeministrit. Kemi një debat të hapur për TVSH e Bujqësisë, por jo s’ka të bëjë me këtë. Jam i bindur në atë që kam thënë, e kam menduar shumë mirë dhe gjatë. Pas zgjedhjeve të vitit që shkoi dhe pas muajve që ishte evidente, apo është akoma evidente që Tirana as po qeveriset dhe as po vetëqeveriset dhe në momentin që Tirana nuk qeveriset ka një problem të madh.
Unë ballafaqohem çdo ditë, me njësi të ndryshme, dhe në segmente të ndryshme, apo infrastruktura të ndryshme. Ndërkohë që njerëz dhe miq të mi më pyesin e ke seriozisht, dhe unë jam shumë serioz në raport me njerëzit. Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të më caktuar apo njoftuar edhe mua si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të më caktuar apo njoftuar edhe mua si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Sepse kam kërkuar një proces që unë mendoj se duhet të përthithë të gjithë energjinë e socialistëve të Tiranës dhe cilido tjetër”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



