E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Betejë e ashpër për Sievierodonetsk-un, Moska kërkon me çdo kusht qytetin lindor.
Bota

Betejë e ashpër për Sievierodonetsk-un, Moska kërkon me çdo kusht qytetin lindor.

Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk, në një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor, që ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës.

Lajmi u bë i ditur të shtunën nga guvernatori i rajonit të Luhanskut.

“Sot, nesër ose pasnesër, ata do të nxjerrin të gjitha trupat rezervë që kanë … sepse ka shumë prej tyre tashmë, ata janë në numër të konsiderueshëm”, tha për televizionin kombëtar guvernatori rajonal i Luhansk Serhiy Gaidai.

Ai shtoi se forcat ruse kontrollonin shumicën, por jo të gjithë qytetin e Sievierodonetskut.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas në qytetin në lindje të vendit Novomoskovsk thanë se tre raketa ruse shkatërruan të shtunën një depo karburanti. Sipas tyre tre persona u plagosën dhe ndodhen në spital.

Valentyn Reznichenko, një zyrtar i lartë i administratës rajonale postoi një foto të asaj që ai tha se ishte një zjarr i madh në depon e karburantit. Novomoskovsku shtrihet në verilindje të Dnipros, kryeqytetit rajonal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.