E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion
Publik News

Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për “papërgjegjësi” për dështimin për t’i dhënë ekipit të tij informacionin e duhur për tranzicionin e pushtetit.

Ai tha se ekipi i tij kishte hasur “pengesa nga udhëheqja politike”. Biden pohoi se agjencitë më të rëndësishme  për sigurinë e SHBA kanë pësuar “dëme të mëdha” nën Donald Trump.

“Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësisë,” tha Biden.

Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për informacione të plota për situatën e SHBA dhe theksoi se kundërshtarët e SHBA mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.

Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.