Bie nga ballkoni një grua pranë Lungomares në Vlorë
Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ra ra nga ballkoni i një pallati në zonën e Lungomares në Vlorë, mbrëmjen e së mërkurës.
Mësohet se e reja është transportuar me urgjencë drejt urgjencës, por ka mbërritur në gjendje tepër kritike, pothuajse pa shenja jete. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas mjekëve të reanimacionit, 28-vjeçarja kishte pësuar dëmtime të shumta dhe shumë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.
Ndërkohë, familjarë të saj kanë deklaruar se e reja kishte shfaqur më herët shenja depresioni. Viktima, e identifikuar me inicialet A.B., ishte nënë e dy fëmijëve.
Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të sqaruar plotësisht dinamikën e rastit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



