“Bir Selmani i nënës, kë të qash më parë!”
Naim Noka
Kjo shprehje e vjetër shqiptare ndoshta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim se sot, teksa sheh skenat tronditëse që vijnë nga protesta në Zvërnec.
Ajo që ka ndodhur sot nuk është thjesht një incident; është një pamje e tmerrshme që të lë pa fjalë dhe të ngjeth mishin.
Skandali në sytë e botës: Dhunë e maskuar nën hijen e uniformave të policisë.
Si në skenarët më të errët, qytetarët janë përballur sot me një tmerr të vërtetë:
Persona të maskuar dhe pa asnjë shenjë identifikimi (pa uniformë) kanë mësyrë mbi protestuesit, duke i tërhequr zvarrë banorët mes britmave dhe tmerrit të dëshmitarëve.
Qindra policë me uniformë ndodheshin aty rrotull, spektatorë pasivë përballë një dhune të tillë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi rolin dhe misionin e tyre.
Britmat e qytetarëve në video nuk janë thjesht zhurmë dëshpërimi; janë ulërima e një komuniteti që ndihet plotësisht i pambrojtur, i tradhtuar nga ata që ligjërisht e kanë për detyrë t’i mbrojnë.
Kë të qash më parë?
Në këtë situatë absurde dhe të rëndë, pyetja që lind natyrshëm është pikërisht ajo e titullit: Kë të qash më parë në këtë vend? Kryeministrin, që shet copa Shqipërie sikur ia ka lënë babai? Policinë që rri e vëzhgon bashibozukët e oligarkut apo median memece? Sot ishte lakmuesi më i mirë për sytë qorrë dhe gojën e mbyllur të port-haleve që, gjasme, janë të pavarur!
Deri më tani, siç raportohet, institucionet heshtin. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, asnjë sqarim se kush janë këta persona të maskuar dhe me çfarë të drejte apo autoriteti ushtrojnë forcë mbi qytetarët.
Kjo pamje e sotme në Zvërnec është një thirrje zgjimi për të gjithë. Kur maskat zëvendësojnë ligjin dhe uniformat qëndrojnë duarkryq, siguria dhe dinjiteti njerëzor bien në pikën më të ulët. Zot, vër dorë në këtë vend që po gremiset ditë pas dite!
Ah, harrova të përmend se sot po “ripërtërihet” partia e doktor Berishës!
Respekte, Arlind Qori!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



