E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bizneset në hall të madh, Diellës ‘i ulet sërish automati’
Lajme

Bizneset në hall të madh, Diellës ‘i ulet sërish automati’

Ndërsa administrata publike është në pushim fundjave, shumë biznese vijojnë normalisht aktivitetin e tyre, si online ashtu edhe fizikisht. Megjithatë, për profesionistët e fushës së ekonomisë dhe kontabilitetit, puna po pengohet nga problemet e vazhdueshme të platformës e-Albania.

Prej javësh, ekonomistë të shumtë raportojnë se sistemi nuk funksionon siç duhet, duke e bërë të pamundur kryerjen e shërbimeve bazë. Sipas tyre, situata nuk ka ndryshuar dhe problematikat vijojnë edhe gjatë ditëve të fundjavës.

“Sistemi është po njësoj, nuk ka asnjë përmirësim”, shprehen ekonomistë për “Monitor”, duke dërguar edhe pamje që tregojnë qartë pamundësinë për të kryer veprime në platformë.

Një prej tyre, Igli Çarçani, shpjegon se ka hasur vështirësi serioze gjatë aplikimeve: “Kam bërë kërkesë për leje qëndrimi, por dokumentet nuk u ngarkuan. E njëjta gjë ndodhi edhe me raportin për leje lindjeje, pasi sistemi nuk i pranon dokumentet.”

Një tjetër ekonomiste pohon se problemet shfaqen që në momentin e hyrjes në sistem. “Prej disa ditësh, sapo futesh në ‘self care’, del mesazhi ‘kontaktoni administratorin’, që tregon qartë se sistemi nuk është funksional. Edhe pasi rifreskon faqen disa herë, problemi përsëritet dhe nuk të lejon të vazhdosh punën.”

Sipas profesionistëve, vështirësitë nuk kufizohen vetëm te ‘self care’, por prekin edhe vetë platformën e-Albania, e cila nuk pranon dokumente për aplikime të ndryshme.

Bizneset shprehen se kjo situatë e përsëritur po kthehet në një problem serioz, pasi pengon funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe krijon vështirësi në marrëdhëniet me administratën publike, si edhe në shërbimin ndaj klientëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.