“Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit”/ PD: Qeveria e ardhshme do të shpëtojë ekonominë shqiptare
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodër, Helidon Bushati takoi disa biznese me të cilët bisedoi për problematikat kryesore të tyre.

Të gjithë bizneset ngritën shqetësime të shumta duke deklaruar se situata është shumë e vështirë dhe rënia e konsumit po çon biznesin drejt një krize të thellë.
Në njoftimin e PD, thuhet se pronarët e bizneseve i thanë Bushatit se përballë një situate të tillë, rrezikojnë falimentimin, ndërkohë që detyrimet janë të detyruar ti shlyejnë një më një shtetit.
“Emigracioni gjatë këtyre 8 viteve për shkak të papunësisë në kryeqendrën e veriut ka qenë një nga ndikuesit kryesore në rënien e konsumit. Zoti Bushati i garantoi bizneset por edhe qytetarët e Shkodrës se qeveria e ardhshme ka angazhime të rëndësishme për të kthyer normalitetin në ekonomi e biznes dhe për të shpëtuar rënien në greminë të ekonomisë shqiptare. Bushati u paraqiti atyre edhe detajet e programit, program i cili mori vlerësim maksimal nga biznesi në Shkodër”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



