E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni Adriatik Kalemi shënjestër në Memaliaj, u largua nga lokali 10 minuta para sulmit
Lajme

Biznesmeni Adriatik Kalemi shënjestër në Memaliaj, u largua nga lokali 10 minuta para sulmit

Iu vra babai dhe 2 persona të tjerë

Adriatik alias Andrea Kalemi ndodhej në një tavolinë me babain e tij Shyqyri dhe xhaxhain e tij mbrëmjen e masakrës që u regjistrua me 21 korrik 2024.

Ai u largua 10 minuta përpara se toga e vrasësve të qëllonte për vdekje babain e Kalemit, kamarierin e lokalit dhe një klient ndërsa mbeti i plagosur edhe xhaxhai i tij. Hetuesit besojnë se shënjestra e atentatit ishte Adriatik Kalemi, por nje mesazh i mberritur në telefonin e tij bëri që ai të largohej drejt shtëpisë duke mbijetuar, por për fat të keq u shënuan 3 viktima. Hetuesit janë duke kryqëzuar më kujdes trafikun e telefonatave për të zbuluar informatorin e grupit i cili besohet që në momentin që ka parë Adriatik Kalemin të ulet në tavolinë i ka informuar vrasësit.

Më pas rastësia ka që biznesmeni të largohet në pak minuta nga lokali dhe autorët i vranë babain e tij 71-vjecar. Në masakrën e Memaliaj mbeti viktimë Shyqyri Kalemi, Marsel Cela dhe Gledion Muka, ndërsa një i katërt u plagos.

Adriatik Kalemi u arrestua pak ditë më parë teksa dyshohet se po përgatitej per hakmarrje.

Kalemi është i afërm i Aleksandër Sadikaj që u ekzekutua me ekskploziv tek rrethrrotullimi i TEG. Per këtë ngjarje u ekzekutua në shenjë hakmarrje Edmond Papa, biznesmen.

Adriatik Kalemi iu ka mbijetiar disa atentateve më I fundit ai në Memaliaj mbremjen e 21 korrikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.