E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BIZNESMENI” I KOKAINËS që postronte lekët me tendera
Lajme

“BIZNESMENI” I KOKAINËS që postronte lekët me tendera

FADIL BALLA (JULIAN BALLA) PASTRONTE MILIONAT PËRMES TENDERAVE TË BASHKISË SË SHIJAKUT

SPAK ka shpallur në kërkim Fadil Ballën, i njohur edhe si Julian Balla, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis e Ardian Çela, që furnizonte Europën me kokainë nga Paraguai. Me një pasuri që llogaritet në dhjetëra milionë euro, Balla kishte dy “fytyra”: natën trafikant ndërkombëtar kokaine, ndërsa ditën biznesmen, dashamirës sporti, investitor dhe fitues tenderash publikë.

Tenderat publikë si mjet pastrimi parash

Në vitet e fundit, Balla nisi të hynte në tenderat publikë, gjithmonë në Bashkinë e Shijakut, përmes kompanisë AMR shpk.

Më 8 prill 2025, kryebashkiaku Elton Arbana, i njohur për lidhje të forta me grupet kriminale, i dha Ballës një tender me vlerë 1.2 milionë euro për “Pastrimin, grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe varrezave”.

Ky tender është shënjuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence dhe diferencë minimale mes fondit limit dhe ofertës fituese, duke ngritur dyshime të forta se fituesi ishte paracaktuar me pazar në tavolinë. Sipas hetuesve, qëllimi nuk ishte fitimi nga tenderi, por pastrimi i parave të kokainës duke i përzier me fondet publike që i jepte Arbana.

Lidhjet me krimin e organizuar në Shijak 

Arbana nuk është i panjohur për lidhjet me grupet kriminale përgjimet e publikuara nga “Bild” treguan se ai vepronte nën urdhrat e Avdylajve të Shijakut. Bashkëpunimi me Ballën shihet si një vijim i këtij modeli, duke përdorur tenderat për pastrim parash dhe rritje të ndikimit ekonomik të grupeve kriminale në zonë.

Pasuria e sekuestruar nga SPAK

Balla zotëronte:

  • Resortin “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës – një nga më luksozët në zonë, me vlerë disa milionë euro, ndërtuar nga paratë e trafikut të kokainës.
  • Një vilë 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro.

Të dyja këto prona janë sekuestruar nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Përveç këtyre, Balla ishte edhe president i klubit të futbollit “Erzeni”, duke përdorur sportin si fasadë për imazhin e tij publik.

Skema e trafikut të kokainës

Sipas SPAK, krahas Çopjas, drejtues ishte Ervis Çela, i cili së bashku me vëllain e tij siguronte kokainën direkt nga prodhuesit në Paraguai. Droga:

  • Fshihej në kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi
  • Maskohej me marka tregtare si “Fox” ose shenja dalluese si “Puma” apo “sy me rrufe”
  • Transportohej me kontejnerë nga portet e Amerikës së Jugut drejt Anvers (Belgjikë) dhe Hamburg (Gjermani)
  • Shpërndahej në tregjet e brendshme të BE-së përmes një rrjeti të sofistikuar.

Hetuesit theksojnë se organizata kishte aq fuqi ekonomike sa diktuonte uljen e çmimit të kokainës në tregun europian, për shkak të sasive të mëdha të trafikuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.