E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni Luca  paguan detyrimet në kohë virusi: Nuk do qaj, do paguaj rrogat e punonjësve dhe sigurimet shoqërore
Publik News

Biznesmeni Luca paguan detyrimet në kohë virusi: Nuk do qaj, do paguaj rrogat e punonjësve dhe sigurimet shoqërore

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, është i pari sipërmarrës që deklaron se në këtë kohë të vështirë, si pasojë e koronavirusit, do të paguajë punonjësit e tij si dhe sigurimet shoqërore, brenda datës së caktuar.

“Kam paguar rrogat e 15-ditëshit që iku, do paguaj rrogat e 15-ditëshit të dytë, nuk do qaj dhe do paguaj edhe sigurimet shoqërore në datën 20 mars siç është rregulli”, ka deklaraur Luca.

Kujtojmë që si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend, shumë biznese kanë mbyllur dyert për klientët.

Shumë janë ankuar pasi sipas tyre, nuk kanë me çfarë të paguajnë detyrimet mujore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.