E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blater reagon për arrestimin e Mishel Platini: Ju tregoj çfarë ndodhi me Katarin
Bota

Blater reagon për arrestimin e Mishel Platini: Ju tregoj çfarë ndodhi me Katarin

Lajmi që tronditi botën e futbollit ditën e sotme ishte arrestimi i ish-presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, me akuzën se ka ndikuar në zgjedhjen e Katarit si vend organizator për Botërorin e vitit 2022.

Teksa çështja gjendet në hetim nga autoritetet franceze, prapaskenën rreth kësaj ngjarjeje e rrëfen ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater.

Duke folur për radion “RTL” në Francë, ky i fundit shprehet se Platini i kishte komunikuar se dëshira e vetë presidentit të Francës në atë kohë, Nikolas Sarkozi, kishte qenë që Katari të shpallej fitues.

“Për mua, ky arrestim është një surprizë e madhe. Në 23 nëntor 2010, nëntë ditë para votimit për Kupën e Botës 2022, Platini më telefonoi dhe më tha se kishte biseduar edhe me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi. Ky i fundit, si dhe miq të tjerë të tij, kishin kërkuar që të votohej për Katarin si fitues, sepse kështu kishte interesa ekonomike kombëtare shteti i Francës.

Më tej, e pyeta Platininë nëse presidenti i Francës e kishte detyruar që ta votonte me forcë, po ma mohoi diçka të tillë. ‘Jo, nuk më ka detyruar, por kur kreu i shtetit shpreh një dëshirë, unë i them që do shohim çfarë mund të bëjmë’, më tha Platini.

Dhe kështu, katër vota të siguruara nga Mishel arritën që të kthenin gjithçka në favor të Katarit, dhe SHBA-të e humbën garën”, tregon Blater.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.