Bledi Çuçi tregon votën e socialistëve për heqjen e imunitetit të Berishës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha deputetët që ndezin zjarr në Parlament do të përjashtohen me 60 ditë.
“Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën”, theksoi midis të tjerash.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se Partia Socialiste do të votonte pro kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.
“Pa diskutim që do ta votojmë. Ne nuk kemi diskutuar mandatin edhe të kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK kërkon një gjë të tillë dhe nuk diskutohet fare që ne do ta votojmë pro”, tha Çuçi.
I pyetur nëse PS kishte përjashtuar nga grupi parlamentar, Arben Ahmetaj, Çuçi tha: Ahmetaj nuk është fare në Shqipëri dhe shumë shpejt do merret një vendim edhe nga grupi por edhe do i digjet mandati”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



