Bleona 35
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti sot feston 35-vjetorin e karrierës.
Ajo e ka kaluar këtë ditë në një mënyrë të vecantë, ku nuk kishin si të mungonin dhuratat surprizuese nga familjarët.
E veshur e tëra në të kuqe, Bleona mbante në duar një tortë në formën e yllit të “Walk of Fame”, ku në mes gjendej fotografia e Bleonës dhe disa tullumbace.
Ka qenë vetë këngëtarja që e ka zbuluar dhuratën në rrjetet sociale, ku ka falenderuar prindërit e saj Oli dhe Nazmi Qereti.
‘Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë time për heronjtë e mi Oli Qereti, Nazmi Qereti për këtë dhuratë të mrekullueshme për të festuar jetën dhe karrierën time …faleminderit për gjithçka që bëni dhe gjithçka që jeni’, shkruan Qereti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






