E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blinken bisedon me ministrat e G7-ës për situatën në Rusi
Bota

Blinken bisedon me ministrat e G7-ës për situatën në Rusi

Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në rrjetin Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian mbi situatën në Rusi.

“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter.

Rrjeti BBC njoftoi mbledhjen e komitetit të emergjencës së qeverisë britanike, njohur si Cobra, për të diskutuar mbi situatën në Rusi.

Të shtunën Kryeministrin britanik Rishi Sunak tha gjatë një interviste me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg se do të bisedonte me të gjithë aleatët, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e popullsisë civile.

Po ashtu, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi se “ministrja Annalena Baerbock diskutoi mbi situatën me homologët e G7-ës”, dhe se është thirrur një takim i ekipit për menaxhimin e krizave në qeverinë e Gjermanisë.

Përmes një deklarate, Kremlini njoftoi se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit./ VOA/ 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.