Bllokimi i fondeve në SHBA, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me ndërprerjen e përkohshme të disa shërbimeve, si pasojë e vonesave në miratimin e fondeve buxhetore në SHBA.
Sipas njoftimit, llogaria në Facebook e ambasadës nuk do të përditësohet rregullisht, përveç rasteve urgjente që lidhen me sigurinë. Derisa të rifillojë funksionimi normal, përditësimet do të jenë të kufizuara.
Gjithashtu, ambasada bën të ditur se shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza, si në SHBA ashtu edhe në ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit, do të vazhdojnë sipas mundësive të disponueshme.
Për informacione të mëtejshme rreth shërbimeve dhe statusit operativ, qytetarët këshillohen të vizitojnë faqet zyrtare përkatëse.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ”, thuhet në postim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



