E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen fluturimet nga Rinasi, mbyllet hapësira ajrore e Shqipërisë
Publik News

Bllokohen fluturimet nga Rinasi, mbyllet hapësira ajrore e Shqipërisë

Aeroporti i Rinasit është bllokuar totalisht, pasi Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë. Puna është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo. Të gjithë punonjësit kanë lënë punën e tyre, pasi janë në grevë në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre. ‘DUE TO LACK OF ATC STAFFING, ALL FLIGHTS TO/FROM TIRANA AIRPORT ARE PROHIBITED’, thuhet në njoftimin e shpërndarë për kompanitë e fluturimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.