Bllokohet aksi Librazhd–Përrenjas nga moti i keq
Dhjetëra automjete në radhë kilometrike
Reshjet intensive dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike kanë sjellë sërish probleme serioze në qarkullimin rrugor në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas.
Segmenti pranë Kthesave të Dragostunjës është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja krahët e rrugës dhe duke paralizuar lëvizjen për orë të tëra.
Dhjetëra drejtues mjetesh, mes tyre edhe familje që udhëtonin në këtë aks, kanë mbetur të bllokuar për shkak të vështirësive të krijuara nga moti i keq. Situata paraqitet e rënduar, ndërsa qarkullimi vijon me ritme shumë të ngadalta.
Drejtuesit e mjeteve presin ndërhyrjen për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e situatës, ndërkohë që kushtet atmosferike vijojnë të mbeten të paqëndrueshme.
Policia rrugore u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe, nëse është e mundur, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri në përmirësimin e motit dhe rikthimin e normalitetit në trafik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



