E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blogerja e njohur gjendet e vdekur brenda një valixheje (FOTO)
Bota

Blogerja e njohur gjendet e vdekur brenda një valixheje (FOTO)

Një blogere e bukurisë, Ekaterina K., është gjetur e vdekur brenda në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.

“Mirror” shkruan se 24-vjeçarja ishte e zhveshur dhe se e kishin qëlluar disa herë me thikë duke i prerë fytin.

 

 

Ekaterina K 1

Autoritetet vendase që po merren me hetimin e kësaj ngjarje, kanë thënë se janë përqendruar te vrasja për shkak të xhelozisë.

Modelja kishte vetëm pak mua që ishte në një lidhje me një 52-vjeçar, me të cilin po planifikonte të shkonte me pushime. Por para tij, ajo ishte duke u takuar me një 32-vjeçar, por nuk dihet se sa kohë kishin të ndarë.

Ekaterina K 2

Ndërkohë kanë qenë prindërit e saj, ata të cilët janë shqetësuar se e bija nuk u përgjigjej në telefon dhe i kanë kërkuar dikujt që të shkonte të kontrollonte në banesën e saj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur të renë brenda një valixheje si dhe me shumë shenja në turp.

Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social “Instagram”.

Ekaterina K 3Ekaterina K

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.