E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi fton qytetarët : Nesër ora 11:00 në protestë, vendi i Erion Veliajt është në qeli jo në bashki
Lajme

Blushi fton qytetarët : Nesër ora 11:00 në protestë, vendi i Erion Veliajt është në qeli jo në bashki

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje nesër në protestën tek bashkia e Tiranës në orën 11:00.

Blushi shkruan se vendi i Erion Velaij është në qeli dhe jo në bashki.

Thirrja e Tedi Blushit:

Të bashkohemi të gjithë nesër, në ora 11:00, para Bashkisë së Tiranës, monumentit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, për t’i treguar Erion Veliaj se vendi i tij është në qeli, që nga zyra që ka marrë peng me vota të vjedhura do të dalë me çdo çmim, se as mercenari ordiner Dum-Dumani, as McGonigalët, as antiplumbi, as badigardët, as atentatorët tartabiqë dhe as çingijet e propagandës mediatike nuk e shpëtojnë dot!

Erion Veliaj është i pashpresë!

Erion Veliaj do të paguajë për çdo lot të fëmijëve që ju shembi brutalisht shtëpitë, për çdo taksë djerse që vodhi, për çdo dhunë që ushtroi, për çdo hapësirë publike që shkatërroi, për çdo krim që ka kryer!

Kjo është betejë pa kthim!

Gjaku i Ardit Gjoklaj nuk falet! Korrupsioni skizofrenik me inceneratorin fantazmë dhe organizatën kriminale 5D nuk do të amnistohen kurrë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.